Dyzetë e nëntë vjeçari T.M. nga fshati Bellovishtë e Tetovës, dje (4-shtator) rreth orës 11 e 20 minuta, ka denoncuar se gjatë punimit të tokës në arën e tij e cila gjendet përskaj rrugës së vjetër Bellovishtë-Odri, ka gjetur një mjet shpërthyes (Predhë artilerike e kalibrit 150 milimetër), e cila daton prej luftës së dytë botrore, njofton SPB-Tetovë

Është kryer inspektimi në vendin e ngjarjes, kurse predha është marur nga vendi nga ana e përfaqsuesve të Direkcionit për mbrojtje dhe shpëtim-Tetovë.

Loading...