Mund të duket e pabesueshme, por një grua 76-vjeçare ka vdekur kohët e fundit në Australi, pasi u çukit nga një gjel në një nga venat kryesore të trupit.

Sipas mjekëve ligjorë, gruaja ishte në fermën e saj, në një fshat të Adelaides, kur është sulmuar nga një gjel në këmbë. Çukitja me sqep i çau një venë varikoze, gjë që kaloi një hemorragji shumë të fortë dhe më pas shkaktoi vdekjen.

Mjekët menduan se ishte e rëndësishme që të botohej ky rast në revistën mjekësore, që njerëzit të informoheshin se edhe një kafshë e vogël shtëpiake, në dukje e padëmshme, mund të shkaktojë edhe vdekjen.

Loading...