Gjyqtar: F. Zwayer (Gjermania).
Stadiumi “St. Mary’s Stadium” në Southampton.
Shënues: Sterling (8’), Kane (19’), Vojvida (38’-autogol), Sancho (44’ e 45+1’)-V. Berisha (1’).
Anglia: Pickford, Alexander-Arnold, Keane, Maguire, Chilwell, Rice, Henderson, Sterling, Barkley, Sancho dhe Kane.
Kosova: Muriç, Vojvoda, Rrahmani, Aliti, Hadërgjonaj, Voca, Halimi, Muslija, Celina, V. Berisha dhe Muriqi.

45+1′ Sterling kalon me mjeshtëri Hadërgjonajn dhe futet në 16-sh, ku asistom për bukuri të Sancho që nuk e pati të vlshtirë të plasoi tiopin në rrjetë për 5:1.

Anglia avancon me 5:1.

44’ Hadërgjonaj u vonua që të mbulojë, Jadon Sancho dhe ky i fundit realizoi për 4:1.

42′ Kosova është në panik të panevojshme! Te tria golat deri me tash bie në saje të mos reagimit si duhet të mbrojtjes.

38′ Mërgim Vojvoda shënon autogol dhe 3:1 për Anglinë. Vojvoda nuk u tregua i zgjuar, kur në vend që të largon topin ai e futi në rrjetë pa e ndier presionin nga askush. Goli i dytë që bie përmes gabimeve të tija.

37′ Mërgim Vojvoda gjuan rrezikshëm nga rreth 23-24 metra por jashtë portës.

36′ Kosova është në presion të ‘Tre Luanëve’ dhe nuk përjashtohet të kemi edhe më shumë gola.

34′ Kosova po jep maksimumin përballë gjigantit botëror, madje arriti që t’i shënojë për 35 sekondat e parë tzë lojës.

32′ Anglia ka posedimin e topit 70 për qind krahasim me Kosovën, sipas sttatistikave që japin mediat ndërkombëtare.

30′ Lojë e mirë nga të dyja palët, Kosova luan me qetësi e cila po tenton të ofrohet drejt portës rivale.

Loading...