Policia e Kosovës në Gjakovë ka arrestuar një grua të dyshuar, pasi që e njëjta pas një mosmarrëveshjeje ka ushtruar dhunë ndaj një gruaje tjetër.

Rasti ka ndodhur pasditen e së enjtes në Gjakovë ndërkaq policia në raportin 24 orësh bën të ditur se viktima ka pranuar tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit, e dyshuara pas intervistimit është liruar.