Prodhuesi i veturave General Motors (GM) do të tërheqë 3.46 milionë automjete pick-up dhe SUV në SHBA për të rregulluar një mosfunksionim të pompës vakum që mund ta bëjë të vështirë për të frenuar dhe rritur rrezikun e një përplasjeje.

Vendimi për revokim në lidhje me modelet e prodhuara nga viti 2014 deri në 2018 nga markat “Cadillac Escalade”, “Chevrolet Silverado”, “Chevrolet Tahoe”, “GMC Sierra”, “Chevrolet Suburban” dhe “GMC Yukon”, u miratua pasi sasia e vakumit të krijuar nga pompa vakum mund të zvogëlohej me kalimin e kohës, sipas GM në një dokument të paraqitur pranë Administratës Kombëtare të Sigurisë së Trafikut në Autostrada (NHTSA).

Autoriteti rregullator hapi një hetim paraprak nëntorin e kaluar për këtë çështje, pasi deri më tash ka pasur nëntë aksidente trafiku dhe dy lëndime.

Të barabartë në relacion me të gjithë

Ndihmojmë qytetarët që në mënyrë më të lehtë ti realizojnë të drejtat dhe liritë e tyre.Avokati i Popullit është organ i pavarur i përcaktuar me Kushtetutë i cili i promovon dhe  mbron të drejtat kushtetuese dhe ligjore të qytetarëve…
Më tepër
Loading...