Genc Prelvukaj dhe Eni Koçi janë ndër çiftet më të njohura dhe të dashura për publikun. Ata janë mjaft aktiv në rrjete sociale, ku numërojnë shumë ndjekës. Pak minuta më parë, Genci publikoi në instagram një imazh, ku shihet duke pikturuar. Krahas imazhit të publikuar për 146 mijë ndjekësit e tij në instagram, ai bëri të ditur se e fejuara e tij, Eni e ka marrë në xhirime të videoklipit të saj me zor. “Kur te merr @enikociiii ne xhirim te videospotit te saj te ri me zor Sidoqofte jom nifare piktori edhe une”, shkroi Genci krahas postimit.