Me ftesë të misionit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në NATO, mora pjesë në takimin “Politikbërësit e Maqedonisë së Veriut” ku diskutohet për sigurinë e Maqedonisë së Veriut, si dhe perspektivën e saj euroatlantike.

Gjatë kësaj vizite të rëndësishme disaditore në institucionin më të lartë të sigurisë, pata rastin të takoj zyrtarë të lartë me të cilën diskutuam dhe ndamë pikëpamjet tona për proceset nëpër të cilat kalon vendi ynë, veçanërisht për fushën e sigurisë.

Mbetem i përkushtuar që besimin tuaj ta përfaqësoj në të gjitha institucionet, vendore dhe ndërkombëtare. Misioni im është të jem zëri i popullit tim.