Prej disa javësh është njoftuar se Bes Kallaku do të sjellë filmin e tij “Falco” dhe xhirimet tashmë kanë nisur.

Së fundmi Besi ka treguar se pjesë e filmit do të jetë edhe futbollisti i njohur i kombëtares shqiptare, Sokol Cikalleshi.

Ai ka publikuar në ‘Instagram’ një foto në të cilën shihet se është improvizuar një skenë ku Cikalleshi firmos bashkë me Besin, që ka rolin e presidentit të klubit të Laçit.

Nga fotografia e gjithë skena duket shumë origjinale, ndaj kush e shikon për një moment mund të mendojë se Cikalleshi mund të shkoj drejt Laçit.

“Presidenti i KF Laçi, Falco Laçjani sapo mbylli transfertën e radhës për ekipin e Laçit. Falco vjen së shpejti”, ka shkruar Besi në përshkrimin e fotove për të shpjeguar gjithçka.

 

View this post on Instagram

@falco_themovie @sokolcikalleshi nenshkruan me KF Laçi #falco the 🎥 coming soon.

A post shared by bes kallaku (@bes_kallaku) on

Loading...