Nga data 1 Tetor do të hiqen kuotat e të gjitha barnatoreve që kanë marrëveshje me Fondin, dhe njëkohësisht që janë në rrjetin e institucioneve shëndetësore të Ministrisë së shëndetësisë. Me heqjen e kuotave do të tejkalohet problemi shumëvjeçar i mungesës së barnave në barnatore përgjatë tërrë muajit.

Personat e siguruar nga 1 Tetori 2019, do mund të furnozohen me barna me recetë nga barnatoret vetëm me anë të recetës dhe dokumentit për identifikim (letrës së njoftimit ose pasaportës).
Barnat për pacientët me sëmundje kronike, barnat për fëmijë si dhe barnat për personat që nuk do të jenë në gjendje personalisht të shkojnë në barnatore të furnizohen shkaku i gjendjes shëndetësore, person tjetër do të mund të kryejë shërbimin e furnizimit me barin e nevojshëm në emër të pacientit, por në barnatore do të identifikohet me dokumentin personal.

Pas muajit Tetor, do të vijojnë faza të tjera për implementimin e shëndetësisë elektronike respektivisht për heqjen e recetave në formë letre dhe implementimin e recetave elektronike dhe për këtë, Fondi për sigurim shëndetësor në kohë do t’a njoftojë opinionin.

Loading...