Ish trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani e ka pohuar lajmin e marrëveshjes me F.C. Shkupin duke treguar se ka nënshkruar kontratë dy vjeçare. Osmani në një prononcim për Gazetën Lajm ka thënë se ndihmës i tij tek skuadra e Çairit, do të jetë Bashkim Livoreka.

“Po, mbrëmë, (e ejte) me kryesinë e FC Shkupi jemi marrë vesh për një bashkëpunim dyvjecar. Tani pres vetëm që të bëhet zyrtarizimi. Me mua do të jetë edhe Bashkim Livoreka. Pas zyrtarizimit do të fillojë me stërvitje”, tha për gazetën Lajm, Qatip Osmani, trajneri që e bëri disa herë kampion Shkëndijën eTetovës.

Qatip Osmani te FC Shkupi do ta zëvendësojë trajnerin turk Bulent Akin, i cili nga ekipi çairas u largua vetëm pas dy ndeshjeve kampionale të zhvilluara.

Loading...