Që pas hitit ‘Gang Gang’ reperi Fero u bë shumë i njohur për publikun.

Ai e nisi karrierën e tij në muzikë si pjesë e labelit ‘On Records’ nga ku ka publikuar një sërë këngësh që arritën ta bënin të suksesshëm.

Vetëm para një muaji reperi u largua nga labeli pasi kotrata e tij përfundoi dhe tani shihet si artist i pavarur.

Së fundmi reperi nuk ka publikuar ndonjë projekt të ri muzikor dhe arsyen e ka treguar sot përmes një postimi të bërë në Instagram.

Fero ka ndarë me ndjekësit e tij një foto ku shihet duke numëruar një shumë të madhe parash dhe ka shkruar:

“Kam qenë i zënë duke numëruar këto, nuk kam pasur shumë kohë me nxjerrë muzikë, por besoj që për një jave e kryej numërimin.”

 

Loading...