Dy fëmijë nga kasta më e ulët e Indisë dyshohet se janë rrahur për vdekje pasi urinuan, sipas autoriteteve, në një ambient të hapur.

Roshni Valmiki, 12 vjeçe dhe vëllai i saj 10-vjeçar Avinash u sulmuan në një rrugë publike të fshatin Bhakhedi, në Madhya Pradesh.

Disa të rritur i rrahën pa mëshirë të vegjlit me shkopinj. Motër e vëlla u dërguan në një spital të zonës, por për ta ishte shumë vonë; mjekët i shpallën të vdekur.

Urinimi në publik në këtë fshat, sipas zyrtarëve lokalë, është I ndaluar. Besohet se fëmijët po shkonin të vizitonin gjyshërit e tyre.

Dy vëllezër janë arrestuar nga policia për ngjarjen që është ende nën hetim. Fëmijët I përkisnin kastës “dalit”, që konsiderohet më e ulëta dhe më e margjinalizuara në Indi.

Pas episodit të rëndë, Mayawati, e para politikane Dalit që ka marrë një post drejtues në vend si lidere e Uttar Pradeshit, kërkoi nga qeveria shpjegime se përse në fshatrat ku jetojnë pjesëtarë të kësaj kaste, nuk janë vendosur tualete publike.