Facebook do të krijojë një ambient të të realitetit virtual i quajtur Horizon për të joshur njerëzit më tepër ti bashkohen kësaj teknologjie e cila konsiderohet e ardhmja.

Aplikacioni VR do të jetë një miks vendesh sociale ku njerëzit mund të kalojnë kohë dhe të bisedojnë ndërsa në hapësira të tjera të luajnë lojëra VR kundër njëri tjetrit.

Njerëzit mund të qëndrojnë dhe eksplorojnë hapësirat virtuale përmes një avatari prej kartoni.

Aplikacioni do të ofrohet për testime në fillim të vitit të ardhshëm për një numër të kufizuar përdoruesish të Facebook.

Detajet e para të Horizon dhe pamjet e hapësirës virtual u treguan në konferencën Oculus Connect 6 të Facebook për zhvilluesit.

Rrjeti social tha se kushdo që përdor Horizon mund të kërkojë guida njerëzore për ti ndihmuar të bëhen më të familjarizuar me ambientet virtuale.

Gjithashtu do të kenë opsione me të cilat njerëzit mund të krijojnë hapësirat e tyre apo të dizajnojnë avataret e tyre.

E gjithë hapësira ka një pamje prej kartoni dhe është krijuar për tu përdorur me Oculus Quest i cili nuk ka grafika të rezolucionit të lartë.

Së fundi krijimi i Horizon do të thotë se Facebook do të mbyllë programet aktuale Facebook Spaces dhe Oculus Room më 25 Tetor. /PCWorld Albanian

Loading...
Global