Ermal Mamaqi ka treguar se cili është çelësi i një martese të lumtur.

Ermal Mamaqi së fundi ka udhëtuar bashkë me bashkëshorten për në Itali.

Nga atje, çifti nuk i kanë kursyer aspak fotografitë nga vendet, të cilat po i vizitojnë dhe duken shumë të lumtur.

Image
Së fundi, moderatori postoi një foto të Amit, në të cilën me shaka tregoi se cili është sekreti i një martese të lumtur.

Postimi i Ermalit:

“Të dashur miq që jeni të martuar… Nëse doni të shkurtoni sherret me gruan dhe të parandaloni divorcin ose krimin në familje, ju jap një këshillë të vyer.

Bëni një Master,Kurs të Avancuar ose të paktën merrni disa mësime online për Fotograf ose si të bëni fotografi.
Më besoni, mënyra dhe aftësia juaj për të bërë një foto të hajrit do të përcaktoj dhe mundësinë për të bërë ndonjë gjë në darkë. Këtë foto e kam bërë mbas 1 orë e çerek përgatitje dhe 2 orë Photoshooting të dedikuar. Rreth 3000 foto u shkrepën… por ja dola… Unë Ja Dola… dmth ja dola që mos ha i super dru… @amardatoska të dua”.

Loading...