Polcia njoftoi se ka vënë në pranga një pedagog të Universiteti të Elbasanit “Aleksandër Xhuvani” i cili dyshohet se i ka kërkuar favore seksuale një studenteje në këmbim të notës. “Ndalimi i tij u bë pas transmetimit të pamjeve filmike në një emision investigativ, ku ky shtetas i kërkonte favore seksuale një studenteje në këmbim të dhënies së provimeve” bën të ditur policia. Pedagogu me inicialet D.H., 36vjeç akuzohet për veprat penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.