Tradhëtia zakonisht është ajo gjë që bën që çifti t’i japë menjëherë fund lidhjes. Por një terapiste seksi rrëfen se mund të jetë çelësi i përmirësimit të marrëdhënies suaj.

Pavarësisht se për shumicën është zhgënjimi më i madh që mund të përjetojnë, ekspertja australiane Matty Silver shprehet se tradhëtia mund t’i bëjë lidhjet dhe martesat më të mira. Veprimi i tradhëtisë nuk ka pse të çojë në përfundimin e marrëdhënies suaj, por mund ta bëjë më të fortë.

“Të fillosh të kuptosh një tradhëti dhe si ndodhi mund të ndihmojë për t’u qartësuar dhe për t’i dhënë përgjigje shumë pyetjeve që çifti mund të ndiejë se janë ende pa përgjigje. Nuk ka të bëjë me hedhjen e fajit, por është një kohë për të hequr dorë nga lidhja tjetër dhe për të zbuluar ku janë rrënjët e jobesnikërisë. Kështu mund të merrni vendime se si marrëdhënia juaj të shkojë përpara”, është shprehur ajo për news.com.au.

dhuro

Silver i sugjeron njerëzve të falin më shumë tradhëtinë dhe të keni një qasje më pranuese. Deklaratat e saj erdhën pas atyre të seksologes DR. Nikki Goldstein për FEMAIL, shkruan blitz.al. Ajo u shpreh se nuk ka asnjë mënyrë të sigurtë që të ndaloni tradhëtinë, pasi secila ka arsyet e saj dhe është tërësisht e ndryshme. Në fund të ditës, nuk ka asnjë mënyrë që të kontrollojmë mendimet dhe veprimet e partnerit.

Loading...
Global