Parlamenti Evropian do ti dëgjojë eurokomesarët e ri të propozuar disa ditë më herët, dëgjimi do të ndodhë nga 30 shtatori deri në 2 tetor, njoftoi sot në një preskonferencë kryetari I Parlamentit Evropian, David Sasoli.

Ai shtoi duke thënë se deputetët do të votojnë për përbërjen e re të Komisionit Evropian më 23 tetor.

Sasoli ka njoftuar se në takimin e presidentëve të grupeve parlamentare ishte shprehur papajtueshmëri lidhur me propozimet e disa emrave të komesarëve të ardhshëm.

Javën e ardhshme udhëheqësit e PE-së, do të takohen në Strasburg me presidentin e ri të porsazgjedhur të KE-së, Ursula Fon Der Lajen për të diskutuar këto çështje./Alsat

Loading...