Edhe nesër do të mbajë mot me diell, ndërsa nga e hëna pasdite dhe të martën, sinoptikanët paralajmërojnë reshje të kohëpaskohshme të shiut dhe paraqitje lokale të bubullimave.

Nesër, temperaturat e mëngjesit do të jenë të ulëta, ndërsa në Berovë pritet që temperatura të ulet deri -1 gradë, ndërsa temperatura ditore do të arrijë deri 27 gradë.

Edhe në ditët në vijim mëngjeset do të jenë të ftohta me temperatura minimale prej 2 deri më 15 gradë, ndërsa të ditës do të ulen nga 20 deri 29 gradë.

Kushte për reshje lokale do të ketë edhe të enjten, ndërsa të premten pritet stabilizim i motit.

Loading...