Ish-prokurorët e PSP-së, Stevço Donev dhe Elizabeta Josifovska edhe më tej do t’i përfaqësojnë lëndët “Treqind” dhe “Total”.

Para Danev dhe Josifovska, edhe tre ish-prokurorë në PSP morën autorizim nga prokurori shtetëror publik Lubomir Joveski t’i përfaqësojnë lëndët që i kanë udhëhequr deri më tani.

Fatime Fetai dhe Gavril Bubeski vazhduan me përfaqësimin e “Monstrës” dhe Lençe Ristoska lëndën “Talir 2”.

Pas ndërprerjes së mandatit në PSP, Këshilli i prokurorëve publikë e ktheu Elizabeta Josifovskën në PTHP Gostivar, ndërsa Stevço Donev në PTH Koçan

Në lëndën “Treqind” është i akuzuar Gjoko Popovski, ish-ndihmës ministër në MPB për furnizimin e 300 automjeteve për nevojat e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Sipas aktit të prokurorisë, Popovski me furnizimin e ka dëmtuar buxhetin e shtetit për shumë prej 453.570 euro.

Prokuroria Speciale Publike pohon se Popovski tenderin për blerje, servisim dhe për mirëmbajtje të automjeteve ua ka dhënë ndërmarrjeve të cilët nuk kanë pasur ofertë më të lirë.

Lënda “Total” ka të bëjë me evazion fiskal nga ana e gazetari Dragan Pavlloviq-Llatas. Ai dyshohet për fshehjen e tatimit si pronar dhe drejtues i firmave për marketing dhe shërbime për konsalting “Total” SHPKNJP Shkup, “Mediamaks” dhe “Total Media Qendra” SHPKNJP Shkup.

Pavlloviq-Llatas akuzohet se në periudhën nga viti 2008 deri në vitin 2015 së bashku me persona të tjerë juridikë në llogaritë përfundimtare dhe
fletëparaqitjet tatimore kanë dhënë të dhëna të falsifikuara. Personat juridikë kanë dëmtuar buxhetin shtetëror me 121 mijë euro, ndërsa Pavlloviq për 63 mijë euro. .