Policia e Kosovës pas një punë hetimore, ka arrestuar dy djem nga Kosova dhe një nga Shqipëria, të cilët dyshohet se e detyronin një vajzë të kryente shërbime seksuale.

Policia e Kosovës njofton se rasti ka ndodhur dy netë më parë, rreth orës 20:00.

Viktima femër ka pranuar tretman mjekësorë, një i dyshuar është dërguar në mbajtje, dhe dy tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.

Raporti i plotë:

Pas një pune hetimore nga DHTQNJ, me 24.09.2019 janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj dy shtetas kosovarë dhe një shtetas i Shqipërisë. Viktima femër K-Shqiptare ka pranuar tretman mjekësor, njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje kurse dy tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.