Shumica prej nesh kalojnë nëpër disa vështirësi gjatë gjithë jetës , por duhet të pranojmë se asgjë nuk ka të krahasuar me gjendjen e luftës.

Ndërsa shumë gjëra të tmerrshme ndodhën gjatë kohës së Luftërave Botërore, gjenocidi i hebrenjve është një nga tragjeditë më të mëdha në historinë njerëzore.

Mund të jetë e vështirë të besohet, por ende po prek njerëzit në ditët e sotme edhe pse kanë kaluar kaq shumë vite.

Për fat të mirë, përkundër vështirësive të së kaluarës, historia e sotme është një lloj përfundimi i lumtur të paktën për dy burra dhe familjet e tyre.

Dy kushërinjtë më në fund u takuan pasi u ndanë 75 vjet më parë gjatë holokaustit.

Ata ishin jo vetëm kushërinj, por edhe miq të mirë para se nazistët të pushtonin vendin e tyre në Rumani në 1940. Lufta ndau familjet e tyre, Të dy u rritën duke besuar se tjetri vdiq në një kamp përqendrimi. Deri disa kohë më parë, fëmijët e tyre u lidhën përsëri me të afërmit e humbur prej kohësh në Facebook.

Mbesa e Morris hasi në bijën e Simon, ndërsa kërkonte të afërm në internet dhe arriti të zbulojë vetëm se Simon është gjallë dhe jeton në Mbretërinë e Bashkuar, teksa Morris jeton ë Ra’anana, Izrael.

Kaloi ca kohë, por ata organizuan një takim për dy burrat në Tel Aviv, Izrael. Njëri nga të afërmit filmoi këtë ribashkimi emocional.

Përkundër faktit që të dy burrat janë mbi 80-të (Simon është 87 vjeç dhe Morris është 85), ata planifikojnë të mbajnë lidhjen dhe ta shohin njëri-tjetrin sa më shpesh që të jetë e mundur, duke rindërtuar lidhjen e bukur që kishin si fëmijë.