Qeveria e Pajtimit Kombëtar të Libisë e njohur nga OKB-ja të shtunën njoftoi se dronët e Emirateve të Bashkuara Arabe goditën një zonë banimi në Tripoli, duke plagosur seriozisht disa anëtarë të një familjeje, transmeton AA.

Në një deklaratë me shkrim Qeveria e Pajtimit Kombëtar (QPK) tha se sulmi ka ndodhur në zonën al-Hadaba në kryeqytetin libian Tripoli.

Nuk është dhënë asnjë informacion për numrin e saktë të të plagosurve.

QPK akuzon Emiratet e Bashkuara Arabe se mbështesin forcat e Haftarit, të cilat Abu Dhabi i ka mohuar më parë në disa raste.

Forcat e Haftarit filluan një fushatë në prill për pushtimin e Tripolit nga QPK të njohur ndërkombëtarisht në Libi.

Përleshjet midis dy palëve që nga ajo kohë kanë lënë më shumë se 1.000 të vdekur dhe rreth 5.500 të plagosur, thuhet në një raport të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).

Vendi i pasur me naftë ka mbetur i zhytur në trazira që nga viti 2011 kur sundimtari Muammar Gaddafi u përmbys dhe u vra në një kryengritje të mbështetur nga NATO pas katër dekadash në pushtet.

Që nga ajo kohë në Libi dolën dy qeveri rivale, një në lindje me të cilën udhëhq Haftari dhe QPK me qendër në Tripoli, e cila gëzon njohjen e OKB-së.