Derisa ish shefi i Drejtorisë për siguri kombëtare Mitko Çavkov e mban 18 vite dënim me burg sepse lejoi që të sulmohet parlamenti më 27 prill, një nga kompanitë e djalit të tij Ivan Çavkov vazhdon të funksionojë në treg me një fuqi të jashtëzakonshme.

Bëhet fjalë për ‘Portlang-OPC’ që për shkurtë kohë ka përfituar tender në vlerë prej 400 mijë euro edhe atë në periudhën kur Çavkov junior përfitoi padi penale për ndërtim pa leje dhe uzurpim të tokës.

Sipas të dhënave që tashmë ka siguruar ‘Fokus’, kompania gjatë ndërtimit të një objekti në Strumicë me ish partnerin e Hristijan Mickoskit në biznesin e hidrocentraleve, Dragi Vasilev, derisa në një projekt tjetër të përbashkët kanë investuar me kompani në pronë të vëllaut të kryeministrit Zaev, Vice Zaev.