Aktivitetet për rrënimin e ndërtimeve pa leje në Ohër vazhdojnë, me paralajmërim nga Komuna se aksioni për mënjanimin e platformave të vendosura pa leje përgjatë brigjeve të Liqenit të Ohrit do të vazhdojë edhe gjatë fundjavës.

Nga vetëqeverisja lokale paralajmëruan se inspektorët komunal do të bëjnë kontrolle për aktivitetet e hotelierëve të cilët me vetëiniciativë filluan t’i mënjanojnë platformat, në pajtim me vendimet e parashtruara për ekzekutim. Nëse nuk veprohet në pajtim me paralajmërimin, Komuna do të vazhdojë t’i kryejë aktivitetet për mënjanimin e tyre, sipas dinamikës së paraparë.

Njëkohësisht, Komuna e Ohrit e përshëndetë hapin e hotelierëve të cilët vendosën vetë t’i mënjanojnë platformat e vendosura pa leje, duke cekur se vetëqeverisja lokale është seriozisht e përkushtuar në suksesin e aksionit të përgjithshëm për mënjanimin e ndërtimeve pa leje për përmbushjen e rekomandimeve, me qëllim që Ohri ta ruajë statusin e qytetit të mbrojtur nga UNESKO-ja.