I akuzuari Ilija Dimovski në lëndën Titanik kërkoi që të anulohen seancat deri sa nuk zgjidhet çështja e ish prokurorëve special. Deputeti Dimovski tha se kanë informacione që prokurorët vazhdojnë të marrin paga në PSP ndërsa vijnë në seanca për të përfaqësuar Prokurorinë Themeloren me autorizim të Lubomir Joveskit.

Kundër prokurores së kësaj lëndë Lile Stefanova foli edhe avokati Elenko Millanov duke thënë se me vendimin e Këshillit të Prokuroreve Publik ajo tani është prokurore ne Radovish dhe nuk është kompetente për të përfaqësuar organin e akuzës në rastin Titanik.

Edhe avokatët tjerë në kërkim të anulimit të seancës thanë se Ligji i Speciales është ende ne fuqi dhe nëse vazhdon kjo seancë do të shkelet Ligji i Prokurorisë Publike dhe Ligji i procedurës penale. Gjykata është në pritje të marrjes së vendimit për këto kërkesa.