Deejay-t mund të konsiderohen pa frikë, rockstar-ët e rinj të epokës sonë, që mbushin salla të mëdha diskotekash apo stadiumesh dhe bëjnë të kërcejnë miliona të rinj në të gjithë botën pa luajtur asnjë instrument të vetëm.

Në fakt, ata konsiderohen si ndër njerëzit më të pasur dhe të paguar në botë dhe në këtë grup përfshihet dhe Di xhei holandez Tiesto.

Çmimi i holandezit për një natë shërbim (disa orë) është 200 mijë euro.

Image

Por së fundmi Dj Tiesto ka habitur të gjithë ndjekësit e tij duke treguar se është martuar.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Dj nëpërmjet një postimi në Instagram.

Ai ka zbuluar se ceremonia e dasmës është zhvilluar në një shkretëtirë në Utah dhe fotot janë të mahnitshme.

Modelja 23-vjeçare ka zgjedhur që në ditën e madhe të ketë një look të thjeshtë dhe fustani i ngushtë i nxjerr në pah linjat e saj perfekte.

Tiesto dhe Annika Backes u fejuan vitin e kaluar në Maldive dhe historia e tyre e dashurisë ka lindur në vitin 2015.