Ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska në intervistë për “360 Shkallë” kërkesën e opozitares VMRO-DPMNE, për formimin e Komisionit Anketues për Prokurorinë Speciale Publike (PSP), e ka cilësuar si konfuze dhe të deplasuar, sepse sipas saj procedurat prokuroriale të cilat janë realizuar, duhet të shqyrtohen jashtë mandatit të Kuvendit.

“Ju, Komision Anketues formoni që të testoni ekzistimin e përgjegjësive bazike të bartësit të funksionit të caktuar. Cilën përgjegjësi dhe në çfarë përgjegjësie tash do të shqyrtonit? Katica Janeva (ish kryeprokurore e PSP-së) tashmë është shkarkuar, jo vetëm nga prokuror i PSP-së, por edhe në përgjithësi, ajo nuk mund të kthehet as si prokuror i Gjevgjelisë. Do të thotë, nuk ka prokuror për përgjegjësinë e të cilit do të mund të diskutohej”, tha Deskoska.

Deskoska tha se për shkak të së drejtës së publikut që të jetë i njoftuar, me Ligj është caktuar obligimi që Kuvendi të shqyrtojë raporte gjashtëmujore, gjë e cila edhe ka ndodhur.

Formimi i Komisionit Anketues për PSP-në ishte kërkesë e VMRO-DPMNE-së, por u refuzuar për shkak të mangësive.

Përndryshe, shkarkimi i Janevës ka ardhur si pasojë se, Këshilli i Prokurorëve Publikë inicioi shkarkimin e saj, pasi që ajo është e dyshuar në rastin “Reket” të Prokurorisë Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Loading...