Ministrja e Drejtësisë dhe anëtare e KE të LSDM-së, Renata Deskoska thotë se nuk është rrezikuar siguria e përgjimeve në objektin e PSP-së, për shkak se prokurori republikan i ka marrë kompetencat dhe ai tani formalisht kujdeset për këto materiale, në arkën e njëjtë siç kanë qëndruar deri më tani.

“Prokuroria Publike është e vendosur në mënyrë hierarkike. Sipas ligjit ekzistues të prokurorisë publike, prokurori publik republikan ka të drejtë të delegojë lëndën prokurorëve publik konkret. Kjo nuk është diçka që e bën për herë të parë, kjo ka ndodhur edhe në të kaluarën derisa ka qenë prokuror republikan Zvërlevski edhe në raste tjera. Ata i udhëheqin lëndët sipas ndarjes së prokurorit republikan”, tha Deskska në emisionin “360 gradë” në Televizionin Alsat.

Sipas Deskoskës, nuk është kontestuese nga aspekti juridik që prokurorët janë dërguar në të njëjtin objekt të PSP-së.

Sa i përket pagave të të punësuarve në PSP, Deskoska tha se janë të përgatitura ndryshme në Ligjin për zyrtarët e Prokurorisë Publike.

“Kur është formuar PSP-ja, u shtua një kapitull i ri në Ligjin për zyrtarët e Prokurorisë Publike, i cili e rregullon statusin dhe të drejtat e këtyre personave. Kemi vendosur dispozitë se krahas prokurorit publik special nëse nuk është zgjedhur, prokurori publik vendos për të drejtat statusore, për të drejtat tjera të këtyre të punësuarve”, potencoi Deskoska.

Lidhur me punësimin e lidhjeve familjare dhe të afërta në PSP, Deskoska theksoi se një pjesë e këtij informacioni është e pavërtetë dhe tashmë është përgënjeshtruar.

Ajo shtoi se në një pjesë të rasteve, se janë të punësuar persona që janë fëmijë të gjykatësve dhe prokurorëve, kjo nuk është situatë unikale në PSP, por theksoi se duhet të kërkohet mënyrë të pengohet hyrja. Ajo, siç tha, do të ishte e kënaqur nëse Komisioni shtetëror për parandalim të korrupsionit (KSHPK) pas denoncimit i heton këto raste.

Loading...