Konstatim plotësisht i paqartë i opozitës për ndonjë ndryshim lidhur me mënyrën e formimit të vlerësimit për pranim të dëgjuesve në Akademinë për gjykatës dhe prokurorë publikë, e cila edhe në vendimin aktual edhe në vendimin e propozuar është shuma aritmetike nga rezultatet e arritura në të gjitha hetimet me ndryshim të vetëm që pragu i poshtëm i kalueshmërisë është ngritur, për shkak të rekomandimeve të misionit vlerësues që të ngrihet niveli i cilësisë së kandidatëve në akademi, thuhet në letrën e Ministrisë së Drejtësisë, Renata Deskoska dërguar euroambasadorit Samuel Zhbogar.

Motivi i letrës, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Drejtësisë, është letra e publikuar publike me pohimet e shprehura të pavërteta të caktuara dhe kritikat e pabaza nga disa deputetë nga VMRO-DPMNE-ja opozitare, lidhur me Propozim ligjin për Akademinë për gjykatës dhe prokurorë publik.

Ministrja Deskoska u përgjigj në kritikat e drejtuara:

Fillimisht, në letrën e disa deputetëve të VMRO-DPMNE-së opozitare është theksuar se braktiset merit – sistemi në Akademi, se sistemi është zëvendësuar me subjektivizëm dhe diskreditim gjatë vendimmarrjes për pranim të dëgjuesve në Akademi për shkak se ligji nuk parashikon renditje të kandidatëve sipas suksesit të arritur në arsim.

Lidhur me këtë pohim, ministrja Deskoska përkujtoi në raportin e Misionit vlerësues të TAIEKS në të cilin rekomandohet, ndërsa Ministria e Drejtësisë është pajtuar se nevojitet mesatarja e studimeve të hiqet nga kriteri për hyrje në Akademi. Shkak është numri i fakulteteve juridike në vend, programi studimor i pabarabartë dhe kalimi i lartë dhe joreal i disa fakulteteve.

“Me fjalë tjera mesatarja nuk ka peshë dhe rëndësi të njëjtë në universitete të ndryshme dhe e njëjta nuk duhet të jetë eliminatore, por të jepet mundësi përmes testimit të unifikuar që të matet dituria e të gjitha kandidatëve”, qëndron në letrën e drejtuar nga ministria Deskoska.

Ministrja Deskoska u përgjigj edhe në kritikën e dytë drejtuar disa deputetëve të cilët kritikojnë se në vend të njohjes së gjuhëve të huaja të vërtetohet me certifikatë të njohur ndërkombëtarisht, tani kryhet testim elektronik i kandidatëve.

Deskoska përkujtoi në skandalin nga koha e VMRO-DPMNE-së, konkursi më saktë i shpallur nga 30.08.2016, kur gjatë konkursit për pranim të dëgjuesve në Akademinë për gjykatës dhe prokurorë publikë u zbuluan diploma të falsifikuara për njohje të gjuhës së huaj, me ç’rast konkursi është prishur më 17 dhjetor të vitit 2017, ndërsa kundër 41 personave ngriti procedurë prokuroria publike.

Kritika e tretë e grupit të deputetëve të VMRO-DPMNE është në lidhje me qëndrimin e Komisionit për provimin pranues ku është nominuar një person nga ana e ministrit të Drejtësisë.

“Në lidhje me këtë kritikë, dëshiroj të përkujtoj se vendimi për përbërjen e Komisionit për provimin pranues nuk ka ndryshuar, gjegjësisht neni i Ministrisë së Drejtësisë ekziston në Ligjin ekzistues për Akademinë e Gjykatësve dhe Prokurorëve Publikë që lehtë mund të kontrollohet në nenin 67 të Ligjit për Akademinë e Gjykatësve dhe Prokurorëve Publikë:
“(3) Bordi Drejtues e zgjedh dhe konstituon Komisionin nga paragrafi (1) i këtij neni në përbërje:katër anëtarë dhe zëvendës të tyre me propozim të Këshillit Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut nga rendi i gjykatësve, dy anëtarë dhe zëvendës të tyre me propozim të Këshillit të Prokurorëve Publikë të Republikës së Maqedonisë së Veriut nga radhët e prokurorëve publikë, një anëtar dhe zëvendësi i tij nga Shoqata e Gjykatësve të Republikë së Maqedonisë, një anëtar dhe zëvendës i tij nga Shoqata e Prokurorëve Publikë të Republikës së Maqedonisë, një anëtar dhe zëvendës i tij me propozim të ministrit të Drejtësisë nga radhët e nëpunësve administrativ udhëheqës në Ministrinë e Drejtësisë dhe një anëtar dhe zëvendës i tij dhe person profesionist – psikolog”. (Gazeta Zyrtare e RM-së, nr.20 nga viti 12.02.2015).
Shkak se pse ky vendim nuk është ndryshuar në ligj, është kompetenca e paraparë e Ministrisë së Drejtësisë që të kryejë mbikëqyrje të zbatimit të dispozitave të ligjit.
E fundit, që ka të bëjë me dhënin e testit kualifikues, disa deputet të VMRO-DPMNE-së shkruajnë se Komisioni për Provim Pranues e përcakton notën me madje 70 % të notës së përgjithshme të kandidatit, ndërsa tani sipas vendimit të deritanishëm ligjor merr pjesë me 10% të notës së përgjithshme të kandidatit, që nuk paraqet pohim të saktë.
Deskoska u përgjigj edhe për këtë çështje:

“Sipas ligjit të deritanishëm nga viti 2015, kalueshmëria e testit kualifikues që të hyni në Akademinë e Gjykatësve dhe Prokurorëve Publikë është 40,5 pikë (ose minimum katërshe siç është theksuar në atë vendim ligjor), me vendimin e ri ligjor, ky prag dukshëm rritet në 75,5 pikë”. Me vendimin e ri ligjor, ky prag dukshëm rritet, që padyshim do të kontribuojë drejtë zgjedhjes së gjykatësve dhe prokurorëve publikë.

Pas testit kualifikues vijon dhënia e provimit praktik i cili përbëhet nga provimi me shkrim dhe provimi me gojë (i cili është publik) në të cilin për secilin ndaras mund të merren maksimum 35 pikë gjegjësisht gjithsej 70 pikë.

“Prej këtu është tërësisht i paqartë konstatimi i opozitës për ndonjë ndryshim në lidhjen me mënyrën e formimit të notës. Ajo edhe në vendimin e deritanishëm edhe në atë të propozuarin është përmbledhje aritmetike nga rezultatet e arritura në të gjitha provimet me ndryshimin e vetëm që pragu i ulët i kalueshmërisë është rritur, ndërsa për shkak të rekomandimeve të komisionit notues që të rritet niveli i cilësisë së kandidatëve në akademi”, qëndron në letrën e dërguar deri te ambasadori Zhbogar, informojnë nga Ministria e Drejtësisë.