Greqia e mbështet perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor, nëse përmbushen kushtet e vendosura, ndërsa për Maqedoninë e Veriut rëndësi të madhe i japim implementimit të plotë dhe konsekuent të marrëveshjes së Prespës, tha ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias pas takimit në Sofje me kolegen e tij bullgare Ekaterina Zaharienva njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina.

“Si shtyllë e stabilitetit dhe bashkëpunimit në Ballkan, Greqia ka qenë gjithmonë mbështetëse e fortë e politikës së zgjerimit të BE-së. E inkurajojmë dhe mbështesim perspektivën evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor, me kusht që të përmbushen kritere dhe kushte të caktuara adekuate. Në këtë kontekst dhe në lidhje me Republikën e Maqedonisë Veriore, i kushtojmë rëndësi të veçantë zbatimit të plotë dhe konsekuent Marrëveshjes së Prespës”, tha Dendias.

Shefi i diplomacisë greke tha se Bullgaria dhe Greqia janë “partnerë të ngushtë dhe aleatë” dhe luajnë një rol të madh në stabilitetin dhe zhvillimin e rajonit dhe po bëjnë përpjekje maksimale për të kontribuar në perspektivën evropiane të fqinjëve.

Bashkëpunimi bilateral dhe rajonal, sfidat me të cilat përballet BE-ja, çështjet e energjetike, investimet dhe këshilli i katërt më i lartë i bashkëpunimit midis dy vendeve që do të mbahet në Greqi, ishin temat e diskutuara nga Zaharieva dhe Dendias.

Nikos Dendias sot është për vizitë njëditore në Bullgari, dhe u takua me presidentin bullgar Rumen Radev dhe kryeministrin Bullgar Bojko Borisov.

Loading...
Global