Ndaj Torinos të enjten në mbrëmje, Milani duhet t’i bëjë llogaritë pa Lucas Paquetan.

Pas problemeve me trajnerin Giampaolo dhe lënien herë pas herë në stol, tashmë braziliani është ndalur për shkak të një dëmtimi.

Në ato pak minuta që luajti në derbi ndaj Interit, Paqueta ka pësuar një kontraktim në muskujt e fleksorit të kofshës së majtë. Analizat kanë evidentuar që nuk bëhet fjalë për një dëmtim të rëndë megjithatë mesfushori brazilian do të humbasë ndeshjen e rradhës ndaj Torinos por ka gjasa që të rikuperohet për takimin e të dielës së ardhshme ndaj Fiorentinës.