Nënkryetari i Lëvizjes BESA, Abdush Demiri, nëpërmjet një statusi në rrjetin social Facebook, ka komentuar ekipin e ri në Ministrinë e Financave, ku nuk është i përfshirë asnjë shqiptar. Sipas Demirit, me këto veprime, LSDM-ja po tregon fytyrën e vërtetë të saj në raport me shqiptarët. Ai më tej thotë se LSDM-ja funskionon me standarde të dyfishta, ndryshe flet dhe ndryshe vepron.

Ja reagimi i plotë i nënkryetarit Demiri.

“LSDM tregon fytyrën e vërtet në raport me shqiptarët.
Në ekipin e ri të Ministrisë së Financave asnjë shqiptar. Që ironia të jetë më e madhe jo vetëm që nuk ka asnjë shqiptar po as drejtorin e departamentit të financave të LSDM nuk e ka afruar në ekipin e ri të Ministrisë së Financave.
Kjo është LSDM që ndryshe flet e ndryshe vepron.”

Loading...