Mesfushori i Barcelonës, Frenkie de Jong ka pranuar që mund të transferohej në Manchester City.

Futbollisti holandez u largua nga Ajaxi në Barcelonë për 75 milionë euro.

Ai tha se nëse nuk do t’i bashkohej klubit blaugranas do të transferohej në PSG ose City.

“Nëse nuk do ishte Barcelona, do të transferohesha në PSG ose City. Nuk është mirë nëse motivimi qëndron te paratë. Paratë nuk janë qëllimi im, ajo është çështja e agjentit tim. Zgjedhja e Barcelonës ishte bazuar në faktin se klubi ka treguar më shumë dashuri”, deklaroi ai.

Barcelona këtë sezon është në vendin e pestë në tabelë me 10 pikë, katër më pak se rivali Real Madrid.