Aktorja bukuroshe Almeda Abazi dhe bashkëshorti i saj, Tolgahan Sayisman ditën e djeshme vizituan Kosovën.

Arsyeja e kësaj vizite ishte  bashkëpunimi i Tolgahan  me MKRS-në, për disa projekte të nënshkruara mes Turqisë dhe Kosovës.

Madje, Tolgahan pranoi se mund të aktrojë vetë në ndonjë film shqiptaro-turk në një të ardhme të afërt.

Mirëpo, ky nuk është angazhimi i vetëm që çifti do të ketë në Kosovë, pasi “Prive.al” ka zbuluar se vitin tjetër Almedën dhe Tolgahan-in i pret një dasmë!

Motra e Almedës, Ilda, do të kurorëzohet me martesë me basketbollistin e njohur turko-kosovar, Kenan Sipahi.

Ata janë në një lidhje dashurie prej një kohe të gjatë dhe kanë vendosur që dasmën ta mbajnë në Kosovë verën që vjen.

Image

Image