Kur ndiheni të etur dhe keni nevojë për një pije, cila është e duhura? Sigurisht, që gjëja e parë që bëni kur ndiheni të etur është një gotë me ujë. Mirëpo hulumtimi i fundit i bërë nga Universiteti Scotland St. Anrëes ka dëshmuar që uji nuk është pija më e mirë për hidratim, shkruan CNN, transmeton Gazeta Express

Hulumtuesit kanë gjetur se përderisa uji bënë punë në hidratimin e shpejtë të trupit, pijet e tjera, që përmbajnë pak sheqer, yndyrë apo proteinë bëjnë një punë edhe më të mirë, për të na mbajtur të hidratuar për një kohë më të gjatë.

Kjo arsye ka të bëjë me atë se si trupi jonë ju përgjigjet pijeve. Arsyeja tjetër është se sa më shumë që konsumoni, aq më shpejtë uji zbrazet nga lukthi dhe absorbohet nga enët e gjakur, për t’u shpërndarë më pas në tërë trupin.

Në këtë studim gjithashtu është vërejtur se hidratimi i organizmit gjithashtu varet edhe nga vlerat ushqyese që një pije ka. Kështu, qumështi thuhet se është një hidratues më i mirë se uji, për shkak se përmban laktozën- sheqer natyral, disa proteina dhe yndyrna të mira, që e ndihmojnë organizmit që lukthi të mos zbrazet menjëherë dhe hidratimi të zgjatë më shumë.

“Ky studim tregon edhe një herë se elektrolitët siç janë natriumi dhe kaliumi kontribuojnë në një hidratim më të mire” tha Melissa Majumdar, dietologe.

Ekpertët tregojnë se pijet siç janë coca cola dhe lëngjet e frutave,që përmbajë sheqerna atificialë nuk e kanë të njëjtin ndikim, prandaj nuk janë të nevojshme në hidratimin e organizmit.