Mbrëmjen e djeshme ka nisur spektakli i kërcimit “Dance with me”. Ish-deputeti, Eduart Ndocaj dhe ish-velina e “Xing me Ermalin”, Kejvina Kthella, janë një nga çiftet që do të kërcejnë bashkë këtë sezon.

Dyshja ka një raport mjaft të mirë me njëri-tjetrin, edhe për faktin se janë kushërinj.

Në natën e parë të spektaklit, Kejvina dhe Eduarti kërcyen një tango dhe performanca e tyre mori vlerësime të mira. Teksa anëtarët e jurisë po jepnin vlerësimin, vunë re se ish-deputeti kaubojs dukej mirë i rrethuar nga balerinat.

Pas këtyre komenteve, Ndocaj ka thënë me humor se i është shtuar një pikë kontratës me “Klan”-in, këshilla e bashkëshortes që është: “Shiko por mos provoko”.