Javier Hernández (Chicharito) do të festojë të dielën nëse i shënon Real Madridit.

Ai e ka veshur fanellën e Los Blancos në sezonin 2014/15 dhe ka shënuar nëntë gola në 33 paraqitje.

Por, Chicharito thotë se gjithmonë ka festuar kundër ish-klubeve dhe do ta bëjë edhe kundër Realit.

“Nëse luaj dhe shënoj, do të festoj ashtu siç i festoj të gjithë golat kundër ish-klubeve”, tha Chicharito për Marca.

“Nuk është mungesë respekti, festimi nuk do të thotë që Real Madridi s’është klub special për mua”.

Sevilla pret Madridin të dielën në “Sanchez Pizhuan”. Kjo sfidë zhvillohet nga ora 21:00.