Hematuria është termi mjekësor që tregon prezencën e gjakut në urinë. Është një situatë që do të frikësonte këdo, por ka shumë shkaqe që mund ta provokojnë dhe jo të gjitha janë serioze

Megjithëse gjaku në urinë është përgjithësisht i dukshëm me sy të lirë, nuk ndodh gjithmonë kështu. Për këtë arsye, hematuria ndahet në dy tipe kryesore: makroskopike dhe mikroskopike. Lloji i dytë kërkon një diagnozë duke përdorur testet laboratorike.

Në çfarë konsiston hematuria?

Në kushte normale, urina nuk përmban gjak. Hematuria përcaktohet si prania e më shumë se dy qelizave për fushë mikroskopi në sedimentet e urinës pas centrifugimit, të vërejtura nga teknikat laboratorike.

Hematuria ndodh kur veshkat, ose një pjesë tjetër e traktit urina, lejojnë kalimin e qelizave të gjakut në urinë. Këto të fundit i japin ngjyrë të kuqërremtë urinës, por mund të mbetet edhe e pandryshuar. Nga ky ndryshim, hematuria ndahet në makroskopike dhe mikrioskopike.

Shkaqet kryesore të hematurisë

Në shumë raste, nuk është e mundur të gjurmohet shkaku i saktë. Proceset kryesore që kalojnë lejimin e gjakut në urinë janë:

Infeksionet e traktit urinar. Është një gjendje e zakonshme, sidomos tek gratë, pasi uretra femërore është shumë pranë anusit dhe bakteret e pranishme në të mund të kalojnë lehtësisht në uretër.

Infeksionet e veshkave. Kjo patologji ndryshe quhet pielonefrit dhe bakteret mund të prekin veshkat përmes gjakut ose uretrave.

Zmadhim i prostatës. Kur prostata zmadhohet me kalimin e moshës, fillon të shtypë uretrën. Kalimi i urinës bllokohet dhe kjo mund të shkaktojë hematuri. E njëjta gjë ndodh edhe në rastet e infeksionit të prostatës.

Gurë në fshikëz ose veshka. Disa kripëra të pranishme në urinë kanë tendencë të grumbullohen, forcohen dhe të formojnë kristale që shndërrohen në gurë. Kur këto të fundit kalojnë nëpër traktin urinar, mund të hasin pengesa që shoqërohen me shfaqjen e gjakut në urinë.

Kancer. Hematuria mund të jetë gjithashtu një simptomë e kancerit të fshikëzës, prostatës, ose veshkave. Sidoqoftë, ajo tenton të manifestohet në faza të avancuara, duke e bërë diagnozën më të vështirë.

Glomerulonefriti. Është inflamacion i glomerulave, porcione vaskulare që janë pjesë e filtrimit të veshkave, shkruan Living. Mund të ndodhë për shkak të diabetit, një infeksioni ose disa sëmundjeve të gjakut.

Disa ilaçe si antikoagulantët ose anti tumor.

Siç mund ta shihni, hematuria mund të ketë shkaqe të shumta. Mund të ndodhë edhe për shkak të lodhjes fizike të lartë, traumave ose dihidratimit. Për këtë arsye, është e rëndësishme të shkoni tek mjeku dhe t’u nënshtroheni analizave të rekomanduara.

Si manifestohet hematuria?

Hematuria makroskopike (e dukshme) manifestohet me ngjyrë të kuqe ose të errët të urinës. Nuk shoqërohet nga dhimbja, apo simptoma të tjera. Prezenca e simptomave të tjera, mund të ndihmojë në orientimin drejt diagnozës:

Për shembull, ethet, temperatura dhe dhimbjet e mesit mund të jenë tregues për një infeksion të veshkave.

Nëse shoqërohet me urinim të shpeshtë apo djegie, mund të jetë tregues i infeksioneve urinare.

Kur është pa simptoma dhe e vazhdueshme, mund të jetë shkak i tumorit në veshka.

Pas moshës 40 vjeç, për burrat është e domosdoshme t’u nënshtrohen kontrolleve të prostatës.

Është e këshillueshme që t’u nënshtroheni analizave të urinës për të qartësuar arsyet e prezencës së urinës në gjak.

Loading...