Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi dhe ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Mila Carovska sot morën pjesë në takimin e punës me donatorët ndërkombëtarë për sektorin arsim, punësim dhe punë sociale.

Duke shprehur falënderim deri tek të pranishmit nga Bashkësia e donatorëve dhe deri tek Delegacioni i BE-së. Ademi përmendi se takimi koordinativ është i vlefshëm dhe rëndësia në realizimin e qëllimeve dhe përcaktimeve strategjike të politikave kombëtare ndaj integrimit të vendit në Bashkimin Evropian.

“Me rëndësi është që ta vazhdojmë dhe përforcojmë procesin pjesëmarrës dhe koordinimin e aktiviteteve në kuadër të Arsimit dhe trajnimit profesionist dhe ndjekjen e politikave sektoriale me fokus të realizimit të rezultateve dhe me qëllim të sigurimit të efektit afatgjatë dhe reformave të harmonizuara në sektor”, ka thënë Ademi.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës, theksoi ministri, periudhën e fundit ka punuar në sjelljen e politikave të mira dhe të dobishme përmes zbatimit të analizës gjithëpërfshirëse nga ana e OECD-së, për të cilën tani më kemi edhe raport por edhe tregues të qartë në cilin drejtim do të lëvizin reformat.

“Me këtë rast janë sjell edhe shumë ligje të rëndësishme si: Ligji për arsim të lartë, Ligji për arsimin e mesëm dhe Ligji për bashkëpunëtorë profesionistë në arsimin fillor dhe të mesëm, ndërsa jemi në fazë edhe të krijimit të grupit të punës i cili do të fillojë me përpunimin e pakos së ligjeve në pjesën e arsimit profesionist”, potencoi Ademi para të pranishmëve.

Carovska theksoi se në periudhën e fundit, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale ka punuar në shumë procese dhe reforma. Një pjesë e tyre kanë përfunduar, një pjesë vazhdojnë të zbatohen.

“Me reformën sociale punojmë në uljen e varfërisë tek fëmijët. Procesi i deinstitucionalizimit zbatohet me sukses. Deri më tani numri i fëmijëve në institucione është ulur për 75 për qind, ndërsa deri në fund të vitit presim të mos ketë fëmijë nëpër strehimore”, ka thënë Carovska.

Përkujtoi se është hapur edhe programi me Bankën botërore për zhvillim të shërbimeve sociale në nivel lokal.

“Me sukses zbatohet reforma për stabilizimin e fondit pensional. Punojmë në cilësimin e të rinjve për çka janë paraparë masa aktive në Planin operativ. Këto janë vetëm një pjesë e proceseve dhe reformave të MPPS”, ka thënë Carovska.