Mbrëmjen e kaluar, reperja e famshme Cardi B, ka treguar detaje shokuese nga jeta e saj private, në shfaqjen “Untold Stories of Hip Hop”.

26-vjeçarja i ka treguar moderatores Angie Martinez rreth një abuzimi që i është bërë gjatë një seti fotografik.

“Nuk do ta harroj kurrë ditën kur shkova të pozoja për revistën dhe fotografi që u afrua dhe më tha ‘Sa shumë do të jesh në këtë revistë?’.

Më vonë filloi të hiqte rrobat. Isha kaq e zemëruar dhe po mendoja me vete se kjo është një çmenduri.

Artistja tregoi se përgjigja që kishte marrë nga fotografi e kishte shtyrë akoma dhe me shumë të hiqte dorë dhe të largohej.

Kjo nuk është hera e parë që ky person akuzohet për ngacmime të tilla.

Sipas një raporti nga “New York Times” shumë artiste të tjera kanë treguar problemet e tyre me të njëjtën revistë dhe të njëjtin fotograf.