Grupet parlamentare të CDU/CSU si dhe SPD-së kanë autorizuar qeverinë gjermane të mbështesë hapjen e negociatave me Shqipërinë në mbledhjen e Këshillit Europian në muajin Tetor.

Në dokumentin e hartuar grupet e majta e të djathta në Parlamentin gjerman, nënvizohet kërkesa për zgjidhjen e krizës politike në Shqipëri.

Bundestagu gjerman u bën thirrje me ngulm të gjitha forcave demokratike në Shqipëri që menjëherë të bëjnë çdo përpjekje për të kapërcyer sa më shpejt këtë krizë përmes dialogut politik.

Në të kundërt rruga për negociatat e anëtarësimit do të bëhet në mënyrë të konsiderueshme më e vështirë.