Tani më edhe të vegjlit mund të kenë automjetin e tyre.

Për ta ka menduar Bugatti, që në 110 vjetorin e tij ka prezantuar makinën luksoze për fëmijë.

Makina e krijuar është sa një e katërta e përmasave të makinës origjinale, e cila është krijuar për herë të parë në vitin 1927-1936.

E veçanta e “Bugatti Baby II”  është se ajo mund të drejtohet dhe nga të rriturit.

Si fillim Bugatti ka prodhuar 500 makina të këtij modeli, me një çmimi prej 30 mijë eurosh, të cilat janë shitur brenda tre javësh.