Në emisionin ‘Top tema’ mysafir ka qenë analisti Vladimir Bozhinovski i cili ka thënë se nëse pushteti e sheh edhe shancën më të vogël që të fitojë ajo duhet të shkojë në zgjedhje edhe atë vitin e ardhëshëm.

Bozhinovski ka thënë se do të mbahen edhe zgjedhje të rregullta në tetor sepse nuk i konvenojnë qeverisë të ketë të parakohëshme për faktin se e dinë që do të humbin.

‘Nuk do ketë zgjedhje të parakohëshme sepse nuk ju konvenon, do kemi të rregullta në tetor, nuk i konvenon pushtetit sepse e din që do i humb nëse i jep para kohe’, ka thënë Bozhinovski.