Juventusi ka barazuar 2-2 me Atletico-n megjithëse ishte në avantazh të dyfishtë. Pas ndeshjes, kjo është deklarata e kapitenit Bonucci.

“Në pjesën e parë, Atletico ishte duke bërë shumë presing dhe nuk ishim mirë në qarkullimin e topin, por kur u përmirësuam atëherë filluan të vinin edhe mundësitë.

Është mëkat të pësosh dy gola nga goditje dënimi. Bëmë një paraqitje të madhe, por duhet të jemi më të fokusuar sepse kjo po na ndodh shumë shpesh.

Të gjithë duhet të jenë më të përqendruar. Një skuadër si e jona nuk mund të pësojë kaq shumë gola nga goditjet e dënimit.

Të gjithë duhet të marrim përgjegjësitë tona për golat e pësuar dhe të lajmë rrobat me dyert e mbyllura.”

Loading...
Global