Mohamed Salah i është shtuar listës së të pakënaqurve pas pozicionimit në vendin e katërt në renditjen e lojtarëve më të mirë të 2019-ës.

Egjiptiani, protagonist i një sezoni të jashtëzakonshëm me Liverpool-in, nuk ka qenë as pjesë e tre finalistëve për çmimin prestigjioz, por, siç ka bërë të ditur Marca, ka qenë diçka tjetër që e ka shqetësuar atë dhe ajo ka qenë mungesa e konsideratës nga vendi i tij. Kjo duket qartë nga postimi i bërë nga Salah në profilin e tij në Instagram.

Futbollisti shfaqet duke shtrënguar një flamur egjiptian. Një sinjal që tregon sa e fortë është lidhja me vendin e tij, por edhe një mesazh në lidhje me atë që ka ndodhur gjatë votimeve. Salah ka dashur të shprehë pakënaqësinë për mungesën e mbështetjes nga ana e bashkëkombësve të tij, për sa i takon gazetarëve dhe federatës.