Ministria e ekonomisë shpalli sot thirrjen publike për kompenzimin e një pjese të shpenzimeve për blerjen e stufave me pelet, të cilat do të zëvendësojnë stufat me thëngjill, dru, vaj ose naftë të papërpunuar nëpër amvisëri.

Siç informoi sot në një konferencë për shtyp ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi, duke dashur që të stimulohen sa më shumë familje për shfrytëzimin e burimeve të rinovueshme të energjisë për ngrohjen e shtëpive të tyre, të cilat njëkohësisht ndikojnë edhe në uljen e nivelit të ndotjes së ajrit dhe tokës dhe nuk ndikojnë në ndryshimin e klimës, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut , me propozim të Ministrisë së ekonomisë, ka miratuar Programin për promovimin e burimeve të rinovueshme të energjisë dhe promovimin e efikasitetit energjetik në amvisëri për vitin 2019.

Me këtë Program, parashikohet që banorët të cilët do të blejnë stufa me pelet për të zëvendësuar ato të vjetrat me qymyr, dru, naftë ose mazut, tu mundësohet kompensim deri në 50% të kostos së blerjes së stufave me pelet, por jo më shumë se 25.000 denarë për familje për vitin 2019. Buxheti i Ministrisë së ekonomisë për vitin 2019 parashikon gjithsej 30.000,000 denarë për këtë masë.
Këtë vit, për herë të parë, prezantohet edhe një risi në dhënien e subvencioneve, ku gjysma e mjeteve të alokuara do të ndahen për kategori më të mdjeshme të qytetarëve.
“Në shtator të vitit 2019 u bënë disa ndryshime në Programin për promovimin e burimeve të rinovueshme të energjisë dhe nxitjen e efikasitetit energjetik me çka për herë të parë nën këtë masë, u jepet mundësia personave me të ardhura të ulëta (konsumatorëve të ndjeshëm) mundësinë që të kenë të drejtë të kompenzojnë një pjesë të shpenzimeve për blerjen e stufave me peletë deri në 50%, por jo më shumë se 25.000 denarë për familje për vitin 2019. Për këtë kategori të kërkuesve të buxhetit janë siguruar 15.000.000,00 denarë dhe kushti kryesor për kompensim është personat me të ardhura të ulëta është që të jenë të punësuar ose njëri bashkëshort të jetë i punësuar dhe të ardhurat e tyre familjare mujore të mos tejkalojnë të ardhurat neto prej 30.000 denarë” informoi ministri Bekteshi.

Të drejtë të marrin pjesë në këtë kategori, siç u shpreh ministri Bekteshi do të kenë të gjithë ata që do të blejnë stufa me pelet pas shpalljes së thirjes publike.
Në përputhje me Programin, të drejtë pjesëmarrjeje, përveç komsumatorëve të cenueshëm kanë edhe të gjithë personat që kanë blerë stufa me pelet në periudhën nga 1 janari 2019 deri në fund të shpalljes publike, dhe për këtë kategori aplikantësh gjithashtu janë siguruar 15.000.000,00 denarë nga buxheti.
Kompenzimi do të bëhet sipas parimit “të parët që aplikojnë,ata shërbehen” dhe pasi të jenë shpenzuar fondet për këtë qëllim, do të përgatiten masat e pagesës së kompenzimit, njoftoi Bekteshi.

Kjo masë u prezantua për herë të parë në vitin 2018. Në të njëjtin vit, u shpallën dy njoftime publike për të mbuluar një pjesë të shpenzimeve për blerjen e stufave me pelet. Ndarja e mjeteve nga buxheti për këtë qëllim në vitin 2018 për të dy njoftimet kapnin vlerën prej 21.000.000 denarë, ndërsa janë paraqitur gjithsej 2,158 aplikime, duke subvencionuar 642 familje.