Ish zv.kryeministri Hazbi Lika i cili u largua nga posti në mënyrë të heshtur pa dhënë asnjë shpjegim për dorëheqjen e tij nga posti dhe nga partia, është bërë i gjallë. Ai është parë në një tubim të PDK-së, së Kadri Veselit për zgjedhjet e 6 tetorit në Kosovë.

Lika siç mësohet është i afërt me Ilmi Reçicën një figurë e fuqishme në PDK, andaj edhe ka marrë pjesë në mbështetje të Kadri Veselit.

Ndryshe figura politike në Maqedoni kanë shprehur simpatitë e tyre ndaj liderëve kosovar. Arben Taravari ditë më parë tha se mbështet Lëvizjen Vetëvendosje dhe Albin Kurtin, Menduh Thaçi njihet si mik i ngusht i Ramush Haradinajt por nuk është parë në këto zgjedhje ti jep mbështetje publike, Ali Ahmeti është mik i Hashim Thaçit por as ky nuk ka dalë publikisht në mbështetje të PDK-së./TS/