Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare, Bebe Rexha dhe reperi i njohur, Mc Kresha, pritet që të sjellin një bashkëpunim me njëri-tjetrin.

Prive shkruan se kënga është incizuar rreth 1 muaj e gjysmë dhe pritet të publikohet shumë shpejt.

“Kënga pritet të jetë një hit i padiskutueshëm, marrë parasysh faktin edhe të dy emrave me bagazh të gjatë në muzikë dhe talent të jashtëzakonshëm në këtë fushë”, shkruan media.

Ndërkohë kujtojmë se kënga e fundit e Mc Kreshës është bashkëpunimi me Art Abazin me titull “Enigmë”. Pak kohë më parë ai publikoi edhe bashkëpunimin e suksesshëm me Taynën dhe Lyrical Son.