Bashkimin Evropian me 1.95 milionë euro do të ndihmojë rikonstruimin e burgut të Shutkës, Idrizovës, Tetovës dhe Kumanovës.

Ky projekt përfshinë disa nënprojekte dhe politika drejtuar uljes së mbingarkesës dhe përmirësimit të kushteve për jetë, siguri dhe të higjienës, e gjithë kjo duke ndërtuar objekte të reja për këto qëllime.

Po ashtu synohet të përmirësohen edhe kushtet për punë të punësuarve dhe përmirësimin e sistemeve për siguri.