Bayern Munich dhe Manchester City kanë bërë detyrën në ndeshjet e para. Skuadra bavareze fitoi 3-0 ndaj FC Crvena Zvezda në Allianz Arena. Ishte Coman ai që shënoi golin e avantazhit në minutën e 34-t të takimit. Pas pushimit ishte Robert Leëandoëski në minutën e 80-të që ka dyfishuar rezultatin duke siguruar fitoren. Në kohën shtesë Thomas Muller realizoi golin që mbylli llogaritë e ndeshjes.

City fitoi po me të njëjtën rezultat, por me dallimin se luajti në transfertë ndaj Shakhtar Donetsk. Golin e parë shënoi Mahrez në minutën e 24-t të takimit. Gundogan dyfishoi përpara pushimit ndërsa Jesus shënoi golin e tretë pranë fundit të takimit. City ndodhet në vend të dytë, pas Dinamo Zagreb, që ka fituar me golavarazh më të mirë.

Skuadra kroate shkatërroi 4-0 Atalantën, në një ndeshje shumë të dobët të ekipit italian, teksa në fushë ishte edhe Gjimshiti, i cili luajti dobët.

Loading...
Global